VLEN e sigurt se do jetë në Qeveri, flet për ndarjen e institucioneve

Kryetari i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, Afrim Gashi, tha sot se VLEN në Qeverinë e ardshshme do të drejtojë institucione të rëndësishme në Sektorin e Brendshëm, derisa po ashtu, Gashi përmendi edhe ndryshimet Kushtetuese, shkruan Alsat.

Marketing

“Si garuesit e vetëm në kampusin politik shqiptar dhe sigurisht fitues të këtij blloku, jemi edhe përfaqësuesit e vetëm dhe legjitim të shqiptarëve në këto zgjedhje. Rrjedhimisht, kjo na detyron të përfaqësojmë shqiptarët edhe në qeverisjen e ardhshme, ku ndër të tjera do të menaxhojmë institucione të rëndësishme nga sektori i Punëve të Brendshme, të cilat janë përgjegjëse për sanksionimin e krimit dhe korrupsionit, për të luftuar fuqishëm dhe drejtpërdrejt kundër shumëplanësheve dhe korrupsionit. krimi dhe korrupsioni i kahershëm”, tha Gashi.

“Rrini të qetë se është thjesht propagandë se dikush do të bllokojë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën e integrimit Europian. Koalicioni shqiptar VLEN është një garanci në qeverinë e ardhshme se do të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe për këtë do të kemi një kuadër të veçantë për masat dhe afatet për zbatimin e këtij detyrimi. Natyrisht, insistimi ynë është që ato të miratohen sa më shpejt dhe që negociatat për anëtarësim në BE të fillojnë sa më shpejt”, theksoi Gashi./ Alsat.mk