Ibrahimi: Po jua hedhi peshqirin! Urdhëroni matuni!

SFIDË PUBLIKE

Marketing

Këto ditë, kur Ali Ahmeti doli me njëfarë letre si gjoja marrëveshje me partitë e koalicionit VLEN, dhe shumë analistë “të pavarur” vazhdojnë t’ia mbajnë ison se VLEN-i nuk po e respektuaka atë marrëveshje, i bëj thirrje publike Ali Ahmetit dhe krejt liderëve të mërzitur që i ka pranë vetes:

KENI AFAT 24 ORË ose, po të doni, 24 VJET, QË TA PUBLIKONI LETRËN E NËNSHKRUAR.

Nëse nuk e publikoni, ju jeni mashtrues, gënjeshtarë dhe shpikës të gjërave që nuk ekzistojnë vetëm për ta shpëtuar ndonjë ditë në pushtet.

Këtu u bëj thirrje edhe këtyre analistëve “të pavarur”, si Sefer Selimi, që e quan Afrim Gashin “rrenavec” që t’ia kërkojë letrën Ali Ahmetit. Nëse në 24 orët e ardhshme ky çuni nuk e nxjerr letrën e nënshkruar, që ta përgënjeshtrojë Afrim Gashin, i mbeten dy udhë: ta quajë Ali Ahmetin “rrenavec” ose t’i kërkojë falje Afrim Gashit. Besoj se kjo e dyta është më e lehtë.
Po jua hedhi peshqirin! Urdhëroni, matuni!    Zeqirija Ibrahimi