Qëllohet me armë zjarri kryeministri sllovak, dërgohet me urgjencë në spital

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, sipas raporteve të mediave lokale. Fico u qëllua përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë.

Marketing

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna. Ai është dërguar në spital, ndërsa autori është arrestuar nga policia.

Aksidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

 

X (twitter.com)

Ai është qëlluar me 4 plumba, dhe është plagosur në bark sipas informacioneve.

Presidentja e Sllovakisë tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar.