Kryeminsitri Sllovakisë, Robert Fico, mbeti i plagosur ditën e sotme pasi u qëllua me armë pasi doli nga një takim qeveritar.
Siç shihet edhe në pamjet e shpërndara në rrjetin social “X”, Fico shihet thuajse i gjunjëzuar dhe me dy duart e vendosura në bark, ndërsa bodyguard-ët e ngrenë për ta futur me urgjencë në makinë.
https://twitter.com/i/status/1790739748652278099
Menjëherë pas ngjarjes nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha, ka theksuar se kryeministri është plagosur dhe tashmë është dërguar për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dëshmitarë në vendngjarje kanë thënë se kanë dëgjuar disa të shtëna, dhe më pas një burrë të arrestuar.