Mexhiti: Po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare,nuk do t’ju zhgënjej!

Sot po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re. Politika e arrogancës, armiqësive, injorimit të qytetarit po i hap rrugë brezit të të ardhmes, politikës së llogaridhënies, dialogut dhe respektit ndaj votuesit.

Faleminderit që besuat. Nuk do t’ju zhgënjej!

Ndryshimi ia VLEN.