Sulejmani: Teatri i Tetovës do të hapet gjatë mandatit tim!

Kandidati i Lëvizjes BESA për zv.ministër të Kulturës, Sedat Sulejmani, premton se gjatë mandatit tij, do të vihet në funksion Teatri i Tetovës, i cili ndërtohet prej shumë vitesh. Në një intervistë për gazetën LAJM, Sulejmani tha se do të bëjë maksimumin që ky teatër sa më parë të vihet në funksion të qytetarëve të Tetovës.

Marketing

“Do ta japim maksimumin. Ministrja e fundit në një prononcim ka thënë se në vitin 2027, do të bëhet hapja e Teatrit të Tetovës. Por, me marrjen e mandatit, siç e thash, fillimisht do ta bëjmë një revision, në aspekt financiar do ta shohim ku qëndron problemi që gjithë këto vite nuk ka arritur që ky teatër të jetë në shërbim të qytetarëve. Do ta jap maksimumin që ky teatër gjatë mandatit tim të jetë i hapur”, tha Sulejmani për gazetën LAJM.