Kuvendi do të mbajë seancën e pestë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e pestë. Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të kësaj seance janë dy pika – Propozim/vendimi për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim/vendimi për zgjedhjen e kryetarit, anëtarë dhe zëvendës/anëtarë të Këshillit të Kanalit kuvendor.

Marketing

Për kryetar të Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut propozohet Antonijo Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, ndërsa për nënkryetar Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit për financim dhe buxhet. Deputetët – Bojan Stojanoski, Eli Panova, Igor Zdravkovski, Lidija Petkovska, Halil Snopçe, Fatmir Bytyqi, Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Borislav Krmov janë propozuar për anëtarë të Këshillit buxhetor.