Mbi 80 mijë euro/ UEFA i vendos gjobë Kroacisë para ndeshjes me Shqipërinë

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja Shqipëri- Kroaci, kjo e fundit ka marrë një gjobë të majme nga UEFA.

Marketing

Mësohet se gjoba erdhi për shkak të sjelljes së një pjese të tifozëve në ndeshjen e parë përballë Spanjës.

Federata Kroate është gjobitur me 63.875 euro për hedhjen e gotave plastike nga tifozët dhe 24.000 euro për ndezjen e flakadanëve, pra në total 87.875 euro.

Shefi i sigurisë së kombëtares Jurica Jurjeviç ka komentuar vendimin e UEFAS-s për televizionin N1 duke thënë:

”Sot kemi marrë një gjobë nga UEFA për sjellje të paligjshme. Futbolli shkakton emocione dhe është i vështirë për t’u kontrolluar, më e rëndësishmja është se nuk ka pasur incidente të mëdha. Hedhja e gotave dhe flakadanët janë problemi më i madh për momentin. Në Hamburg po bie shi, kështu që siç thonë duhet të lagesh pak”.

Kujtojmë se edhe Federata Shqiptare e Futbollit u gjobit nga UEFA një ditë më parë me 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së parë në grup ndaj Italisë.