Kovaçevski: Programi i Qeverisë së re nuk përmban një pjesë të madhe të premtimeve, nuk do ta mbështesim

Deputeti i LSDM-së dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot para fillimit të diskutimit dhe votimeve të qeverisë së re, tha se LSDM-ja nuk do ta mbështesë qeverinë e re.

Marketing

“Ne nuk do ta mbështesim Qeverinë e re duke qenë se jemi opozitë, pres që të ketë një diskutim ku do të diskutohen të gjitha aspektet e programit të cilat i dorëzoi mandatari dhe kryeministri i ardhshëm Hristijan Mickoski, dhe mendoj se në një pjesë të madhe të programit nuk janë realizuar premtimet që janë bërë nga të gjitha partitë që ishin në opozitë deri më 8 maj dhe sot formojnë qeverinë e re të RMV-së”, u shpreh Kovaçevski për TV21.