Aleanca Demokratike Boshnjake dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak ngrisin kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviqit

Aleanca Demokratike Boshnjake (BDS) dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) përmes avokates Edina Zeqiroviq Fazlagiq, ka paraqitur kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, i cili me rastin e vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për të bashkësponsorizuar Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për ta shpallin 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebenicë, e ka quajtur gjenocidin DISNEYLAND NEKROFILIK.

Marketing

Vlerësohet se ky lloj i gjuhës së urrejtjes është i paligjshëm për të gjithë qytetarët, veçanërisht për boshnjakët, dhe për këtë, dhe siç njoftuan në konferencën për media përmes së cilës e dënuan këtë lloj fjalimi, kanë bërë kallëzim penal.

“Duke pasur parasysh se ky lloj i gjuhës së urrejtjes është i papranueshëm dhe fyes për të gjithë qytetarët dhe, veçanërisht, për boshnjakët, si përfaqësues ligjor i Lidhjes Demokratike Boshnjake (BDS) dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak, kam ngritur kallëzim penal kundër Stojiljkoviqit, për shkak të mohimit të gjenocidit të Srebrenicës, por edhe për talljen e tmerrshme me viktimat e gjenocidit. Kujtojmë që Stojiljkoviq më herët nxiti urrejtje edhe ndaj popullit shqiptar, duke përdorur retorikë të njëanshme dhe nxitëse, duke theksuar se Ministri i Punëve të Jashtme, i cili është shqiptar etnik, ka iniciuar dhe zbatuar vendimin për bashkësponsorizimin e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë”, ka theksuar avokatja Edina Zeqiroviq Fazlagiq. /SHENJA/