Kjo është 29 vjeçarja  nga Manastiri që humbi jetën në aksidentin  fatal në Selanik

E reja Martina M. nga Manastiri është vajza e cila ka humbur jetën në aksidentin e trafikut që ndodhi në autostradën Ignacia në drejtim të Selanikut.

Marketing

Një fotografi të vajzës ka publikuar edhe grupi “Babam Bitola” në Facebook

Me të ishin edhe tri vajza të tjera të moshës 24 dhe 25 vjeçare, të gjitha nga Manastiri, që përfunduan në spital.

Sipas mediave në Greqi, mjeti drejtohej nga një vajzë 25-vjeçare dhe është përplasur me një makinë që drejtohej nga një shtetas grek. Më pas një makinë tjetër ka përplasur dy mjetet, kurse shoferi i saj është plagosur.