Mickoski: Në Shqipëri ka tre herë më shumë popullsi bullgare sesa sa ka në shtet, a do të vlej i njëjti kusht që ata të jenë pjesë e Preambulës?

“Ata vetëm po e shfrytëzojnë hapësirën që ka lënë Qeveria e Maqedonisë në përbërjen e mëparshme, ata janë LSDM-ja dhe BDI-ja . Unë i lexoj të gjitha ato njoftime komike që vijnë nga LSDM dhe vërtet jam i habitur me atë që thonë. Si shtet duhet të kujdesemi për njerëzit tanë nga anë të tjera të kufirit. Por jo vetëm në fqinjësi, por kudo në botë”, thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se cili është komenti për propagandën e Bullgarisë në Shqipëri në lidhje regjistrimet e Maqedonasve si minoritet bullgar.

Marketing

Kryeministri Mickoski theksoi se për këtë që po ndodh fajtore është Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, e cila, siç tha, ka lënë hapësirë boshe për propagandën bullgare, por siguroi se Qeveria ka një qëllim serioz që të kujdeset për popullatën maqedonase jo vetëm në fqinjësi, por kudo në botë.

Më vjen keq që kjo po ndodh. Fajtori ka emër dhe mbiemër, është Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Qeveria bullgare me propagandën e saj po shfrytëzon vetëm hapësirën boshe të lënë prej tyre. Tani nuk do të ketë vend bosh atje. Ne kemi një ambicie serioze dhe nuk kemi ndërmend ta lëmë atë hapësirë atje, dhe jo vetëm atje por kudo në fqinjësi dhe në botë. Le të kujdesemi për njerëzit në mbarë botën, përfshirë maqedonasit në Shqipëri. Shumë shpejt do të doja t’i vizitoja dhe do të shkoj t’i vizitoj, dua të kthej besimin në rrënjët, në antropologjinë e tyre maqedonase, në gjuhën maqedonase dhe të gjitha ato atribute që vijnë me identitetin, të cilin ata e mbajnë me krenari dhe jam vërtet krenar që kemi vëllezër e motra të tillë në anën tjetër të kufirit dhe ne si vend do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur shtëpitë e tyre shekullore dhe identitetin e tyre, deklaro ai dhe shtoi:

“Më vjen keq që Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së kështu sillej dhe la hapësirë boshe që propaganda e huaj të jetë aktive në atë pjesë. Por do të thosha se politika asimiluese nga ana e fqinjit tonë lindor nuk është vetëm me maqedonasit. Po të shikosh shifrat do të shohësh që përfshinë edhe një pjesë të madhe të pjesës tjetër të qytetarëve në Shqipëri. Është diçka që duhet analizuar më seriozisht”.

Kryeministri Mickoski theksoi se meqenëse në Shqipëri ka tre herë më shumë popullatë bullgare sesa që ka në shtet, a do të vlejë i njëjti kusht që ata të jenë pjesë e Preambulës.

“Tani shtrohet pyetja, duke qenë se në Shqipëri janë gati trefish më shumë që deklarohen si pjesë e komunitetit bullgar, a do të kemi kusht edhe për Shqipërinë që të jenë ata pjesë e Preambulës ose jo, për shkak se ata kanë më shumë qytetarë të Shqipërisë të cilat për vete thonë se janë pjesë e komuniteti bullgar, nga ato që thonë se janë në Maqedoni. Tani pyetja është nëse ai kusht do të vlejë për ta, apo ai kusht do të vlej vetëm për ne. Dhe me të vërtetë do të doja të shihja se cili do të ishte reagimi tani, vërtet atëherë nuk do ta kuptoja logjikën pse do të vlente për ne dhe ku ka tre herë më shumë, të mos vlej. Këto çështje duhet të trajtohen me shumë kujdes”, theksoi Kryetari Mickoski. Duhet me shumë kujdes të qasim drejt këtyre çështjeve,” potencoi Kryetari Mickoski.