Ambasadori i Turqisë thirrje RMV-së që t’i mbyllë shkollat e FETO-s

Në tetë vjetorin e shënimit të tentativës së grusht-shtetit në Turqi, ambasadori turk në RMV, Fatih Ullusoj kërkoi që Maqedonia e Veriut t’I mbyllë institucionet arsimore që financohen nga FETO. Ambasadori theksoi se ata po vazhdojnë përpjekjet për të mbyllur institucionet arsimore të financuara nga FETO në të gjitha vendet me qëllim që t’i mbrojnë nxënësit dhe studentët nga kjo organizatë.

Marketing

FATIH ULLUSOJ, AMBASADORI I TURQISË NË RMV

“Duke shfrytëzuar emrin e Jahja Kemalit, njëri prej dëshmitarëve të rëndësishëm të letërsisë turke, nën petkun e insitucionit arsimor, ende funksionojnë tri shkolla të lidhura me FETO-n në Shkup, Tetotvë dhe Strugë. Me shembuj konkret ia sqarojmë bashkëpunuesve tanë të Maqedonisë së Veriut, fytyrën e vërtetë të FETO-s dhe shpresojmë se në periudhën e ardhshme do ta rrisim bashkëpunimin tonë në luftën kundër kësaj organizate terroriste tradhtare.”

Ambasadori tha se pas 15 korrikut Fondacioni Turk Maarif hapi mbi 200 shkolla që ofrojnë arsim të lartë në të gjithë botën dhe siç tha ai shpëtoi shumë studentë nga kurthi i FETO-s. Më 15 korrik të vitit 2016 në tentativën për grusht shteti në Turqi u vranë 252 njerëz dhe 2.734 u plagosën.