Vedat Muriqi në fushë, Mallorca pëson humbje në shtëpi

Kjo e shtunë sportive në La Ligan spanjolle të futbollit nisi në orën 14:00. Në Palma de Mallorca, vendasit u mundën 1-2 në limite nga Villarreali.

Ishte Costa që kaloi miqtë në epërsi pas 27 minutave lojë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. Fraksioni i dytë nisi me autogolin e Albiol, teksa Mallorca u duk se pas barazimit do kërkonte edhe golin e fitores.

Marketing

Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Villarreal gjeti golin e tri pikëve me Perez në minutën 90+4. Për Mallorcan në fushë 90 minuta luajti Vedat Muriqi, teksa “Pirati” nuk mundi të ndihmonte të tijtë.

Ndërkohë që sot zhvillohen edhe tre ndeshje të tjera, me Real Madrid që luan kundër baskëve të Real Sociedad në udhëtim.