Vendimi i Kushtetueses, Kasami: Po punojmë që të kemi një ligj të veçantë për përfaqësimit adekuat të komuniteteve

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në sektorin publik, ku u mohua kjo e drejtë, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se po punojnë për një ligj të veçantë që siç tha, do të jetë komfor kushtetutës, përcjell TV21. Kasami tha se, është çështje që zgjidhet dhe po punojnë në këtë drejtim.

Marketing

“Mekanizmi i vetëm është që ligji që po bëhet por nëse ka nevojë edhe ndryshimi i Kushtetutës që të mos cenohet e drejtat e shqiptarëve. Në ketë rast, ne po punojmë që të kemi një ligj të veçantë sa i përket përfaqësimit adekuat të komuniteteve në administratën shtetërore, ligj që do të jetë komfor kushtetutës. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese ka sjellë një vendim që ka kontestuar kushtetutshmërinë e një mekanizmi për përfaqësim adekuat, pra kjo çështje mund të zgjidhet dhe në punojmë të zgjidhet me ligj i cili do të jetë në përputhje me Kushtetutën”, tha Bilall Kasami.

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1068172921098984/?ref=embed_video

Marketing