Miratohet propozimi për anëtarët dhe kryetarin e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, miratoi vendimin për të propozuar kryetarin dhe anëtarët e rinj të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.

Marketing

Për kryetare Malinka Siljanovska Nikoliq, ekonomiste e diplomuar dhe doktor i shkencave ekonomike dhe për anëtarë Borçe Razmovski nga Shkupi, jurist i diplomuar dhe me provim të dhënë të jurisprudencës. Aleksandar Dragaçevski nga Shkupi, jurist i diplomuar dhe magjistër i së drejtës penale. Nikolla Trajçevski nga Shkupi, jurist i diplomuar dhe magjistër i së drejtës së biznesit dhe propozim vendimi i ri nga seanca e sotme edhe për një anëtar, Naser Zharku nga Shkupi, ekonomist i diplomuar, magjistër i shkencave ekonomike, tha Gjorgjija Sajkoski – Kryetar i komisionit.

Zharkun për anëtar të komisionit e propozoi Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN. Në komisionin e konkurencës, Zharku ka qenë dy mandate me radhë përkatësisht 10 vite edhe atë me propozim të BDI-së. Zgjedhja e tij e fundit ishte në tetor të vitit 2018 ndërsa mandatin e tretë e synon me mbështetje të koalicionit VLEN. Emri i tij gjatë dy mandateve është përmendur në disa vendimet që ka marrë komisioni anti-monopol.

Me këtë, u tërhoq propozim vendimi paraprak për emërimin e kryetarit dhe anëtarët e komisionit e dorëzuar më datë 4 nëntor. Arsyeja e tërheqjes së propozimit të parë, ishte se njëri nga kandidatët ishte vonuar me plotësimin e dokumentacionit. Ligji për mbrojtjen e konkurrencës u propozua në shtator dhe u miratua me procedurë të shkurtër. Veç rregullimit të tregut, dispozitat ligjore parashikojnë përforcimin e kushteve dhe autoritetit të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës si trup i vetëm anti-monopol në shtet. Trupi që duhet të zbaton ligjin dhe të mbron konkurrencën ka për detyrim të analizon tregon dhe të rregullon zhvillimin e tregut që konkurrenca të jetë efikase. /alsat.mk