Katër palestinezë humbën jetën gjatë një operacioni ushtarak izraelit pranë Jeninit, në Bregun Perëndimor.
Lajmi konfirmohet nga ministria palestineze e Shëndetësisë , e cila në një njoftim fillestar tha se “dy palestinezë u vranë pas sulmit të pushtuesit izraelit në fshatin Siir”.
Ushtria izraelite, në një deklaratë të përbashkët me Shin Bet, tha se forcat ajrore izraelite “sulmuan dhe eliminuan një celulë terroriste që kishte kryer disa sulme të armatosura” në zonën e Gilboa, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.
Ushtria tha se neutralizoi “tre terroristë” në sulm, duke shtuar se i vdekuri i katërt ishte sulmuesi i sulmit të gushtit të kaluar që vrau një shtetas izraelit dhe plagosi një tjetër.
Agjencia palestineze e lajmeve ËAFA kishte raportuar më herët në mëngjes se shumë njerëz u vranë nga sulmi ajror izraelit pranë Jeninit.
Jenin konsiderohet një bastion i organizatave të armatosura palestineze.
Dhuna në Bregun Perëndimor të pushtuar është përshkallëzuar që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës pas sulmit të paprecedentë të organizatës palestineze në tokën izraelite më 7 tetor 2023.