Padi penale kundër katër personave për të shtënat gjatë vitit të kaluar në Çair ku mbeti i lënduar një person

Pas kryerjes së procedurës hetimore dhe shqyrtimit të të gjitha rrethanave, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur kallëzim kundër gjithsej katër personave për incidentin e ndodhur më 14.10.2024 në afërsi të objektit të Komunës së Çairit, kur gjatë të shtëna me armë zjarri – pistoletë, një person mbeti i plagosur, transmeton Portalb.mk.

Marketing

I pandehuri i parë akuzohet për – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1, i pandehuri i dytë për – Shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 dhe pjesëmarrj3 në përleshje nga neni 132 paragrafi 1, derisa dy të tjerët akuzohen për veprën penale – Pjesëmarrje në përleshje nga neni 132 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Materiali dëshmues i siguruar ka të bëjë me veprimet e secilit prej të akuzuarve individualisht, ku i akuzuari i parë gjatë një zënke në mënyrë të pakontrolluar ka gjuajtur një plumb me armë dhe ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor – plagë me armë zjarri në pjesën e poshtme të këmbës së majtë të viktimës, i cili i shkaktoi të akuzuarit një prerje në kokë me një send të mprehtë. Tre të pandehurit e tjerë paraprakisht kishin nisur debatin verbal dhe përleshjen me viktimën. Gjatë gjithë ngjarjes, edhe i pandehuri i dytë në mënyrë të pakontrolluar ka tundur armën dhe ka gjuajtur një plumb në drejtim të panjohur, duke shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve.

Në momentin e kryerjes së krimit, i pandehuri i parë ishte person i dënuar, i cili ka shfrytëzuar beneficione në institucionin ku vuante dënimin, andaj për ato arsye kur ka nisur hetimi, prokurori publik ka sugjeruar që të caktohet masa e paraburgimit. Me ngritjen e aktakuzës është propozuar vazhdimi i masës së paraburgimit.