Dramë deri në fund: Haaland vendos kualifikimin e Norvegjisë (VIDEO)

Norvegjia ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, pas një fitoreje dramatike ndaj Bregut të Fildishtë me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte e fortë dhe me shumë raste nga të dyja palët, ndërsa heroi kryesor i norvegjezëve ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 85-të.

Norvegjia kaloi e para në epërsi në minutën e 39-të, kur Antonio Nusa realizoi një gol të bukur nga krahu i majtë. Ai u lirua bukur nga mbrojtësi kundërshtar dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës për 1-0.

Bregu i Fildishtë pati më shumë iniciativa në disa periudha të ndeshjes, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet e krijuara. Në pjesën e dytë, presioni i afrikanëve u shpërblye në minutën e 74-t, kur Amad Diallo barazoi rezultatin në 1-1 pas një aksioni të shkëlqyer individual.

Megjithatë, gëzimi i Bregut të Fildishtë nuk zgjati shumë. Norvegjia reagoi shpejt dhe në minutën e 85-të, pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, Berg asistoi saktë për Haalandin, i cili nuk gaboi dhe shënoi për 2-1.

Ky ishte goli i pestë i Haalandit në këtë kampionat, duke e forcuar edhe më shumë pozitën e tij mes golashënuesve më të mirë të Botërorit.

Në minutat shtesë, Bregu i Fildishtë pati një mundësi të madhe për barazim, por portieri Orjan Nyland bëri një pritje fantastike pas goditjes së lirë të Amad Diallos, duke ia siguruar Norvegjisë fitoren dhe kualifikimin.

Me këtë triumf, Norvegjia kalon në mesin e 16 kombëtareve më të mira, ku në fazën tjetër do të përballet me Brazilin. Ndeshja pritet të zhvillohet më 5 korrik, nga ora 22:00, dhe konsiderohet si një nga përballjet më interesante të fazës me eliminim direkt.

/ Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF