Ronaldo Nazário dhe Roberto Carlos “blejnë” një klub 112-vjeçar të Kategorisë së Tretë

Ronaldo Nazário dhe Roberto Carlos “blejnë” një klub 112-vjeçar të Kategorisë së Tretë

Këshilltarët e Inter de Limeira, klub i Serie C, Kategoria e Tretë në Brazil, miratuan propozimin e grupit të investitorëve ku bëjnë pjesë Ronaldo Nazário dhe Roberto Carlos, për të marrë kontrollin e SAF-it të klubit.

Në Brazil, SAF është një shoqëri aksionare futbolli, model juridik që u mundëson klubeve të funksionojnë si kompani. Statutet kërkonin mbështetjen e dy të tretave të pjesëmarrësve në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme, ndërsa grupi i ish-madrilenëve mori 53 vota pro dhe vetëm një kundër. Tifozët jashtë sallës festuan rezultatin me fishekzjarre.

Marrëveshja parashikon blerjen e 80% të aksioneve të SAF-it, me investime deri në 75.4 milionë euro gjatë 10 viteve. Fondi drejtohet nga Enrico Ambrogini dhe në të merr pjesë edhe princi saudit Abdullah bin Saad bin Abdulaziz Al Saud.

Objektivi është që Inter de Limeira të ngjitet në Serie A të kampionatit brazilian brenda 8 sezoneve. Klubi ka 112 vjet histori. Në vitin 1986 u bë skuadra e parë nga brendësia e shtetit të São Paulos që fitoi kampionatin shtetëror, ndërsa në vitin 1988 fitoi edhe Serie B të kampionatit brazilian. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF