Quni mbështet kandidaturën e Sejdiut: Do ta bën tërë kombin krenar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, para mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie deklaroi se, e mbështet kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, duke e vlerësuar atë si një figurë me bagazh të fuqishëm familjar dhe individual.
Quni gjithashtu bëri të ditur se është i njohur me familjen Sejdiu.
Sipas tij, Sejdiu do ta bën tërë kombin krenarë.
“Kam mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të ardhshëm. Unë e njoh për së afërmi. Kur disa burra nga kjo familje kanë marrë pjesë në beteja të ndryshme për çlirimin e Kosovës. Nëpërmjet tij e kam krijuar edhe përshtypjen për familjen Sejdiu. Kurrë nuk kam pasur hamendje më të vogla se në këtë rast, kjo familje vjen me një bagazh të fuqishëm familjarë e individual. Jam mëse i bindur se tërë kombin e Kosovës do ta bëjë krenarë”, tha Quni.
Pas shumë takimeve, dje kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku me kryetarin e LVV-së Albin Kurti, kanë arritur marrëveshje për kandidatin konsensual për president.
Burimi: botasot.info /
Aktuale.mk
