Milani “lëpin atë që kishte pështyrë”, bën prapakthehu për mbrojtësin

Milani “lëpin atë që kishte pështyrë”, bën prapakthehu për mbrojtësin

Ruben Amorim mund ta llogarisë sërish Fikayo Tomori pas mbylljes së merkatos. Mbrojtësi anglez, i cili fillimisht ishte përjashtuar nga skuadra për arsye teknike, do t’i bashkohet përsëri grupit kuqezi në prag të ndeshjeve të ardhshme zyrtare.

Vendimi vjen pas dështimit të transferimit të tij. Nuk u konkretizua as kalimi te Fulham, që e kishte kërkuar, pasi Aston Villa kishte shfaqur interes për lojtarin.

Në vendimin e klubit ka ndikuar me shumë gjasa edhe dëmtimi i Gabbia, si dhe numri i kufizuar i mbrojtësve në dispozicion. Përveç Filippo Terracciano, në repart mbeten edhe Diawara, 20 vjeç, dhe Vladimirov, 18 vjeç, ndërsa Terracciano nuk ka qenë bindës në ndeshjet miqësore.

Zgjedhja e klubit, i cili kishte paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj lojtarëve që konsideroheshin jashtë projektit, ka habitur shumë tifozë kuqezi. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF