E mërkura sjell mot të nxehtë, pasdite mundësi për reshje dhe bubullima
Maqedoninë sot e pret mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare.
Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, ndërsa në disa zona mund të ketë reshje të shkurtra shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperaturat ditore në pjesën më të madhe të vendit do të arrijnë mbi 30 gradë Celsius.
Në Shkup paradite do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtra dhe bubullima, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë rreth 35 gradë Celsius.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. / Aktuale.mk
