Ethja e Nilit Perëndimor shënon viktimën e shtatë në Maqedoni

Ethja e Nilit Perëndimor shënon viktimën e shtatë në Maqedoni

Në Maqedoni është regjistruar viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor. Ka ndërruar jetë një pacient i cili ishte i shtruar për më shumë se 38 ditë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

“Bëhet fjalë për pacientin që ka qëndruar më gjatë në spital, mbi 38 ditë. Gjatë tri ditëve nga raportimi i fundit kemi edhe një rast të ri të dyshuar. Numri i të hospitalizuarve mbetet i njëjtë, rreth 19 pacientë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Rastet e reja janë regjistruar në pjesën veriore të Shkupit. Sipas ministrit, është biseduar edhe me kryetarët e komunave, të cilëve u është kërkuar t’i kushtojnë vëmendje të shtuar situatës.

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me ethet e Nilit Perëndimor, në disa komuna të Shkupit është shpallur epidemi. Komunat kanë ndërmarrë spërkatje të jashtëzakonshme kundër mushkonjave.

Qyteti i Shkupit ka paralajmëruar për të shtunën një dezinfektim të ri nga ajri kundër larvave të mushkonjave. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF