E PABESUESHME! Ylli i Spanjës, vetëm 31 vjeç, e mbyll në mënyrë të papritur para kohe me kombëtaren
Pak më pas se dy muaj që fitoi Kupën e Botës me Spanjën, Marcos Llorente, në mëyrë krejt të papritur ka bërë me dije ditën e sotme tërheqjen nga kombëtarja.
“Pas shumë kohësh duke menduar për këtë, kam vendosur t’i jap fund periudhës sime me ekipin kombëtar. Jam i vetëdijshëm se jam ende i ri dhe se ndoshta, nëse vazhdoj t’i bëj gjërat siç duhet, do të kisha pasur më shumë vite përpara për të vazhduar të luaj me këtë fanellë.
E di që shumë prej jush nuk do ta kuptojnë këtë vendim, dhe ndoshta edhe unë vetë nuk do ta kisha kuptuar, nëse do ta kisha parë nga jashtë. Por është një vendim personal, për të cilin kam menduar shumë, dhe mbi të gjitha, një vendim që vjen nga ndjenjat e mia.
Do të ruaj gjithçka që kam përjetuar, por mbi të gjitha, këto 52 ditët e fundit, me një grup të mrekullueshëm që luftoi deri në fund, për ta vendosur Spanjën në vendin më të lartë. Dhe kjo është ajo që bëmë. Ka qenë një burim krenarie të përfaqësoja vendin tim dhe të isha pjesë e kësaj historie. Faleminderit për gjithçka. Një përqafim për të gjithë”, shkruan mesfushori 31-vjeçar në një postim në rrjetet e tij sociale. / Aktuale.mk
