Një nga një përmbushim premtimet”, Mexhiti: Javën e ardhshme nis ndërtimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” në Çair

Një nga një përmbushim premtimet", Mexhiti: Javën e ardhshme nis ndërtimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” në Çair

“Një nga një përmbushim premtimet”, Mexhiti: Javën e ardhshme nis ndërtimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” në Çair

Komuna e Çairit po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore të premtuara për qytetarët.

Javën e ardhshme pritet të nisë një nga projektet kryesore infrastrukturore në komunë – ndërtimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë inspektuar sot në terren segmentin ku do të zhvillohen punimet.

Sipas Mexhitit, pikat për realizimin e projektit tashmë janë vendosur dhe gjithçka është gati për fillimin e punimeve.

Projekti përfshin mbi 1.4 kilometra rrugë, nga rruga “Xhon Kenedi” deri te bulevardet “Sllovenia” dhe “Bosnja e Hercegovina”. Bulevardi do të ketë katër korsi qarkullimi, trotuare, infrastrukturë për biçikleta, kanalizim atmosferik dhe ndriçim të ri publik.

“Ky është një projekt i madh për Çairin, që do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe infrastrukturën në këtë pjesë të komunës”, theksoi Mexhiti.

Ai tha se realizimi i projekteve do të vazhdojë njëri pas tjetrit, deri në përmbushjen e plotë të zotimeve të dhëna ndaj qytetarëve.

“Projekt pas projekti, do të vazhdojmë deri në realizimin e plotë të asaj që u kemi premtuar qytetarëve të Çairit. Shumica e projekteve tashmë po përfundojnë dhe nuk ka mbetur edhe shumë deri në përmbushjen e plotë të zotimeve tona”, deklaroi Mexhiti. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF