VLEN me zero tolerancë ndaj dhunës në shkolla!

VLEN me zero tolerancë ndaj dhunës në shkolla!

VLEN me zero tolerancë ndaj dhunës në shkolla

Teuta Idrizi – VLEN

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Si drejtoreshë shkolle dhe si dikush që çdo ditë punon me nxënës, mësimdhënës dhe prindër, e di se dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve nuk shfaqet papritur.

 

Shenjat shfaqen shumë më herët. Përgjegjësia jonë është t’i dallojmë dhe të veprojmë me kohë.

Pikërisht për këtë arsye, VLEN-i nisi iniciativën për vendosjen e një qasjeje të përbashkët për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla.

Komuna e Çairit i ka ndërmarrë hapat e parë për krijimin e një platforme që do t’i bëjë bashkë komunën, shkollat, psikologët, mësimdhënësit dhe prindërit.

 

Ne angazhohemi që kjo qasje të zbatohet edhe në komunat ku udhëheqim, ndërsa ftojmë komunat e tjera t’i bashkohen kësaj nisme.

Synimi është që në çdo komunë të krijohet një grup pune me përfaqësues të komunës, shkollave, shërbimeve profesionale dhe prindërve. Këto grupe do të bashkërendojnë aktivitetet parandaluese dhe reagimin kur paraqitet një rast dhune.

 

Për VLEN-in, zero tolerancë nuk do të thotë vetëm ndëshkim pas incidentit. Do të thotë të mos e heshtim dhunën, të mos e relativizojmë bullizmin dhe të mos presim që një fëmijë të bëhet viktimë për të reaguar.

 

Shkolla duhet të jetë vend ku fëmijët mësojnë, zhvillohen dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre, jo vend ku ndihen të frikësuar apo të pambrojtur.

Në Çair e nisëm këtë proces. Do ta vazhdojmë në komunat ku udhëheqim dhe do të punojmë që kësaj nisme t’i bashkohen edhe komunat e tjera.

Ju faleminderit.

 

Link: https://we.tl/t-TzpbFL4EKtBGCH7W / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF