Rusia godet me dron ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Rusia godet me dron ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në X se një dron rus goditi ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në Kiev. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të hakmerren ndaj Moskës për sulmin.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Andriy Sybiha e përshkroi sulmin rus si një përshkallëzim serioz që kërkon një përgjigje vendimtare.
Siç deklaroi ai në postimin e tij, Moska e nisi këtë goditje në mes të një përpjekjeje të re për paqe, duke zbuluar qartë se në fakt e refuzon diplomacinë.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se sulmi rrezikoi Katedralen e Shën Sofisë, një monument i Trashëgimisë Botërore, duke u bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës që të intensifikojnë presionin ndaj Rusisë dhe UNESCO-s për të ndërmarrë veprime më vendimtare. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF