Gashi takohet me Gjorgjievskin: Bashkëpunim për zhvillimin e Shkupit dhe mirëqenien e qytetarëve

Gashi takohet me Gjorgjievskin: Bashkëpunim për zhvillimin e Shkupit dhe mirëqenien e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ku në fokus kanë qenë projektet me rëndësi për kryeqytetin, si dhe përmirësimi i mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

Gashi e cilësoi takimin si konstruktiv dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

“Takim konstruktiv me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, me të cilin biseduam për projekte me rëndësi për Shkupin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, dialogu dhe koordinimi i përbashkët janë të domosdoshëm për realizimin e projekteve konkrete në interes të qytetarëve.

“Theksuam se bashkëpunimi ndërinstitucional, dialogu dhe koordinimi i përbashkët janë rruga më e mirë për të sjellë rezultate konkrete”, u shpreh kryetari i Kuvendit.

Gashi gjithashtu siguroi se Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë nismat që synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“E sigurova që Kuvendi mbetet i përkushtuar për të mbështetur çdo nismë që sjell zhvillim dhe përmirëson jetën e qytetarëve”, theksoi Gashi. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF