Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të zonës së banuar

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të zonës së banuar

Vatër zjarri në fshatin Picar. Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy grupe shërbimi zjarrfikës.

Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se zjarri kishte rënë në zonën pyjore në hyrje të fshatit, në një terren të vështirë për ndërhyrje, për shkak të dendësisë së shkurreve dhe pyllit.

Situata paraqet rrezik për fshatin Picar, pasi zjarri ndodhet në afërsi të zonës së banuar dhe ekziston rreziku i përhapjes së flakëve në drejtim të fshatit.

Aktualisht, në aksion ndodhen dy grupe të shërbimit zjarrfikës, ndërsa po mbërrin edhe grupi i tretë, me qëllim vënien sa më shpejt të situatës nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave dhe zonës së banuar të fshatit Picar.

Prioriteti kryesor i ndërhyrjes është mbrojtja e fshatit Picar dhe banorëve të tij nga përhapja e flakëve.

Shërbimi zjarrfikës vijon ndërhyrjen në terren.

Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF