A e tradhtoi Pm-in me vazhdimin e lojës Dagz-i?

Dj Pm dhe Dj Dagz janë dyshja që lojën në BBV e kanë luajtur si një person i vetëm.

Marketing

Ata të premten u eleminuan, por pas votave të publikut Dagz u rikthye përsëri në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Dagz u kthye pasi Arbana i’a kërkoi që ta rrespektojë vendimin e publikut dhe të kthehet së paku vetëm për një ditë.

Dagz gjatë ditës së djeshme po bënte gati valixhet që ta lëshonte shtëpinë, pasi ashtu i kishte premtuar Pm-t. Por pas hyrjes së tij në dhomën e rrëfimit ai ndërroi mendje duke marr vendimin që ta vazhdojë lojën dhe të qëndroj deri në fund në shtëpi.

Pm në anën tjetër së fundi ka qenë i ftuar në FanClub ku ka folur për shumë gjëra.

E nuk kishte si t’i ikte edhe cështjes së Dj Dagzit.

Gjithqka qka Pm tha se të dy bashkë gjithmonë kanë planifikuar që të gjitha yë bëjnë, gjtihashtu edhe hyrjen edhe daljen në shtëpi ta bëjnë bashkë.

“Ne e kemi pas një muhabet non-stop që kur të dalim prej këtu, do dalim të dy bashkë dhe do na presin gjërat të dy jashtë. Ne hymë e si PM and Dagz dhe karrierën jashtë duam ta vazhdojmë si PM and Dagz”, u shpreh PM lidhur me hyrjen e mikut të tij.

Si duket Dagz nuk mbajti fjalën që ia ka dhënë Pm.

Kujtojmë se për eliminimin e dyshes kanë reaguar edhe shumë fytyra publike./