29/11/2024
Ballina Shëndet & Style A është më e shëndeshtme të hash vetëm? Ekspertët zgjidhin dilemën

A është më e shëndeshtme të hash vetëm? Ekspertët zgjidhin dilemën

Ushqimi në shoqëri është me i mirë për shëndetin, ul stresin dhe forcon lidhjet familjare, sipas dy studimeve të fundit të promovuar nga Barilla Group.

Marketing

Një nga studimet, i kryer nga Universiteti i Minesotës dhe i botuar në revistën ”Family, System and Health”, theksoi veçanërisht se ata që hanë më shpesh në shoqëri thonë se janë më pak të stresuar.

Të hash vetëm nuk është thjesht e mërzitshme por edhe e

Për më tepër, u gjetën korrelacione të rëndësishme pozitive midis shpeshtësisë së vakteve të përbashkëta dhe forcimit të lidhjeve sociale.

Studimi i dytë u krye nga nutricionistja e universitetit të Barit Elisabetta Bernardi dhe profesori i asociuar i ”Human Nutrition” i Universitetit të Padovës Francesco Visioli dhe u botua në revistën ‘Nutrition Research’, sipas niveleve të presionit të gjakut, ritmit të zemrës dhe niveleve të kortizolit, nxjerr në pah një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis lumturisë, shëndetit dhe jetëgjatësisë.