A janë në lidhje Liberta dhe Flori, tregon vet moderatorja

Në rrjete sociale këto ditët e fundit qarkulloi një video e këngëtarit Flori Mumajesi dhe moderatores Liberta Spahiu teksa shkëmbejnë një puthje në një dasmë në SHBA.

Marketing

E kjo nxiti dyshime se ish-çifti mund të jenë rikthyer bashkë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo këtë e ka mohuar Liberta, përmes rubrikës “E vërtetë/E pavërtetë”, të emisionit “Prive”, ku ajo e ka cilësuar lajmin si të pavërtetë.

“Liberta dhe Flori gëzojnë një shoqëri shumë të mirë nga një periudhë e gjatë këtu e 10-15 më parë, ndaj kjo nuk është hera e parë as e fundit që do ti hasim nën shoqërinë e njëri-tjetrit”, thuhet ndër të tjera ajo në Prive.

Kujtojmë që Liberta nuk ka folur shumë në media për jetën e saj private.