“Abramovich u helmua me agjentin kimik të Luftës së Parë Botërore”

Gazetari investigativ Christo Grozev, i cili udhëhoqi kërkimin për të zbuluar se me çfarë u helmua oligarku rus tha se Roman Abramovich është helmuar me kloropicrinë, agjenti kimik i Luftës së Parë Botërore, sipas Daily Mail.

Marketing

Sipas ekspertëve, helmimi i tij nuk ishte rastësi, as helmim nga ushqimet dhe as alergji.

“Ai është helmuar me Chlorpicrin ose me agjentë kimikë që janë përdorur në Luftën e Parë Botërorë,” thanë ekspertët. “Chlorpicrin lëshon një erë të rëndë, që do të thotë se është mjaft e vështirë të mos dallohet.”

Ka pasur gjithashtu edhe sugjerime se Abramovich mund të jetë helmuar me një dozë të ulët të Novichok.

Novichok u përdor në helmimin e agjentit të GRU Sergei Skripal në shtëpinë e tij në Salisbury, Angli dhe gjithashtu për të helmuar armikun e Vladimir Putinit Alexei Navalny në Siberi.