Abuzimi me licencat; Policia padit katër zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë

Për katër zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë policia ka ngritur padi penale nën dyshimin se kanë abuzuar me dhënien e licencës për hapje të një hoteli në Gjevgjeli

Marketing

Sipas policisë, zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, në kundërshtim me kompetencat e tyre, kanë dëmtuar imazhin e institucionit ku punojnë dhe njëkohësisht kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë. Ata edhe pse personi juridik nga Gjevgjelia nuk ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm për marrje të licencës për hapje të një hoteli, ata kanë dhënë dritë jeshile, edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se veprojnë kundër ligjit.

Sipas policisë katër zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë për të cilët tashmë janë ngritur padi penale, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke tejkaluar kështu kompetencat e tyre. Ata për vete apo dikë tjetër kanë përfituar mjete financiare me çka kanë dëmtuar imazhin dhe nderin e institucionit ku punojnë, kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Gjevgjelisë por edhe buxhetin e Maqedonisë.

Marketing