Acar në Britani: Mbyllen aeroporte, autostrada dhe hekurudha

Britania po përballet me një dimër të egër dhe si pasojë gati i gjithë vendi raportohet se u detyrua të ndërpres trafikun. Bora dhe akulli ka bërë të pamundur funksionimin e aeroporteve, hekurudhave dhe rrugëve të prekura.

Marketing

Zyra meteorologjike Met, tha se moti i ftohtë do të vazhdojë gjatë gjithë javës në Skocinë veriore dhe Anglinë verilindore nga mesnata e së martës deri në mesditën e së enjtes. Derisa Skocia përjetoi temperaturat më të ulëta nën -15 gradë celsius, problemet e transportit ishin më të mëdha në juglindje. Linjat hekurudhore janë jashtë funksionit si dhe aeroportet anuluan fluturimet pasi akulli dhe mjegulla mbyllën pistat.

Më shumë se 300 fluturime, në Mbretërinë e Bashkuar u anuluan të dielën dhe të hënën në Heathrow, Manchester, Luton dhe Bristol.

Sipas zyrës Met, autostrada më e ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar, që rrotullohet rreth Londrës, ishte pjesërisht e mbuluar nga bora dhe u mbyll tërësisht.

Edhe trenat në Londër u vonuan dhe u ndërprenë, veçanërisht rrjeti i jashtëm pasi akulli dhe bora shkaktuan dështime të pajisjeve në disa linja.