Ademi: Jemi maksimalisht të përqendruar në realizimin e përcaktimeve programore të kësaj shumice parlamentare

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, thotë se brenda organeve të kësaj partie nuk është hapur fare tema e rikonstruimit të Qeverisë. Në një pronocim për gazetën LAJM, ai tha se deputetët e BDI-së i japin mbështetje të plotë Qeverisë aktuale.

“Oponioni e di tashmë se z.Mileski do të jep dorëheqje nga pozita e ministrit ndërsa ne nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në asnjë forum partiak nuk kemi diskutuar në asnjë moment dhe në asnjë situatë lidhur me ndonjë rikonstruim të Qeverisë. Edhe si parti politike, në bazë të asaj atmosfere që mbizotëron në BDI, po edhe si grup parlamentar i BDI-së këtu në Kuvend, japim mbështetje të plotë Qeverisë. Mendojmë se përbërja aktuale e Qeverisë po e bën punën siç duhet, si ata ashtu edhe ne këtu në Kuvend jemi maksimalisht të përqendruar në realizimin e përcaktimeve programore të kësaj shumice parlamentare. Pra, atë që e kemi premtuar para qytetarëve, ajo po realiziohet. Shumë gjëra janë bërë, shumë punë na presin dhe mendojmë se me këtë strukturë në Qeveri dhe Kuvend do t’i çojmë përpara këto përcaktime programore”, tha Ademi për gazetën LAJM.

Marketing
Marketing