Një person nga Gostivari dhe dy shtetas të Kosovës kanë planifikuar likuidim të Lulëzim Bashës

Në vitin 2017, një shtetas maqedonas dhe dy kosovarë përgatitën likuidim të liderit të atëhershëm të Partisë Demokratike në opozitë, Lulëzim Basha.

Sipas mediave, kjo është bërë të ditur me të dhënat e publikuara nga hakerët që kanë sulmuar sistemet e policisë më 9-të të këtij muaji pas orës 22. Shtetasi i Maqedonisë është A.M (63), banues i Gostivarit, përcjell TV21.

Marketing

Nga viti 1998 është i punësuar në policinë e Gostivarit në departamentin kriminalistik-teknik. Bëhet fjalë për një person që merrej me veprimtari të paligjshme për trafikim të  drogës dhe njihet si person që është gati të bëjë gjithçka për para, raportojnë mediat. Mediat kujtojnë se në prill të vitit 2017, për shkak të rrezikut për jetën e Bashës, ai ishte siguruar nga pjesëtarët e Gardës Kombëtare, e cila ishte përgjegjëse për mbrojtjen e tij fizike.

Marketing