Ademi: Opozita përmes amendamenteve bllokon ligjet në Kuvend

Bashkimi Demokratik për Integrim është parti konstruktive e cila dëshiron përmbylljen e proceseve dhe ballafaqimin me sfida të reja. Kështu deklaroi në “Rruga drejt…”, deputetja e BDi-së Vjollca Ademi, duke akuzuar drejtpërdrejtë partitë opozitare për bllokimin e ligjeve në Kuvend, përmes numrit të madh të amendamenteve.

Marketing

“Bashkimi Demokratik për Integrim në historinë e saj njihet si parti konstruktive dhe prandaj jo rastësisht është fituese në çdo cikël zgjedhor, është parti dinamike e cila synon në përmbylljen e proceseve dhe përballjen me sfida të reja.. Kështu që në asnjë mënyrë BDI-ja nuk është përgjegjës për mosmiratimin e ligjeve në Kuvendin e republikës së Maqedonisë së Veriut…Bllokimi i ligjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet amendamenteve të cilat janë në komisione, por kemi edhe ligje të bllokuara të cilat nuk janë në Komisione, ndodh momentalisht nga VMRO-DPMNE-ja, E Majta, Aleanca dhe Alternativa”, deklaroi Vjollca Ademi, deputete e BDI-së.