Ademi vizitoi shkollat fillore në komunën e Gazi Babës (Foto)

Në prag të fillimit të vitit shkollor 2018/2019, ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi vizitoi të shtunën (1 shtator 2018) shkollat fillore “25 Maji” dhe “ Vera Josiq” në Komunën e Gazi Babës, në Shkup, ku janë duke u realizuar investime kapitale nga ana e Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës dhe investime nga ana e Komunës.

Marketing

Ministri Ademi, shprehu kënaqësi që në prag të vitit të ri shkollor, në SHF “25 Maji” lëshohet në përdorim hapësirë moderne sportive, si pjese e objektit shkollor. “Ky është një investim i rëndësishëm si rezultat i përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit mes komunës dhe shkollës në drejtim të sigurimit të kushteve sa më të mira për realizimin e orëve të sportit dhe aktiviteteve sportive të nxënësve, si dhe të banorëve të rrethit”, tha ministri Ademi.

Ai, plotësoi gjithashtu se për përmirësimin e kushteve të mësimit është tejet i rëndësishëm bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe organeve drejtuese të shkollës. Për këtë flet më së miri edhe rasti me këto dy shkolla të Komunës të Gazi Babës.

Në SHF “Vera Josiq” janë duke u realizuar punët për ndërtimin e objektit të ri shkollor. Bëhet fjalë për shkollë moderne, e cila do të ketë hapësirë prej 2.125 metra katrorë dhe me kapacitet prej 600 nxënës, respektivisht 300 në një ndërrim. Objekti do tu përgjigjet standardeve bashkëkohore infrastrukturore për kryerjen cilësore të aktiviteteve, por edhe për realizimin sa më kualitativ të procesit edukativ-arsimor.

Ministri i Arsimit, morri pjesë edhe në pritjen solemne të nxënësve të klasës së parë, të organizuar nga Komuna e Gazi Babës në Sallën sportive, në lagjen e Autokomandës.

Marketing