Adi Krasta emërohet zv/drejtor i RTK-së

Adi Krasta nga sot do të jetë zëvendësdrejtor i Radiotelevizionit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Bordi i RTK-së, shkruan lajmi.net.

Marketing

Krasta u votua me tetë vota për dhe asnjë kundër.

Njoftimi i plotë:

Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm.

Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij.

Në këtë mbledhje Bordi i RTK-së miratoi projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023.