Aeroportet nga 1 korriku të hapur tërësisht për qarkullim

Nga e mërkura 1 korrik, tërësisht do të hapet qarkullimi në të dy aeroportet e vendit, ndërsa aktualisht përpilohen protokollet për punën e aeroporteve konfirmoi sot ministri i Transportit dhe Lidhje Goran Sugareski.

Marketing

“Vendimi i Qeverisë është marrë dhe aeroportet do të hapen më 1 korrik, d.m.th  të mërkurën. Sipas protokolleve të punuara nga TAV dhe Komisioni për sëmundje infektive, do të shihet saktësisht se si duhet të sillen të gjithë ata që duan të udhëtojnë në Maqedoni dhe natyrisht jashtë Maqedonisë”, tha Sugareski gjatë vizitës së sotme në Haraçinë së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski.
Ai paralajmëroi se planifikon që këto ditë të vizitojë aeroportin së bashku me ministrin e Shëndetësisë, ku, siç tha, do të shpjegohet plotësisht nga ana e TAV dhe Komisioni për sëmundje infektive se si do të punohet dhe për këtë do të njoftohet opinioni.

Aeroportet në vend u mbyllën më 16 mars të këtij viti, menjëherë pas paraqitjes së pandemisë me koronavirusin Kovid-19. Prej atëherë kanë punuar vetëm fluturimet shtetërore, ushtarake dhe humanitare, mjekësore, sanitare dhe kargot.

Dje TAV i publikoi protokollet sipas të cilave do të punojnë aeroportet në kushte të Kovid-19.