Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot ishte në vizitë në Ambasadën e Republikë së Shqipërisë në Shkup, ku u prit nga ambasadori Fatos Reka.
Temë e këtij takimi ishin zhvillimet më të reja politike vend. Me këtë rast Gashi e njoftoi Ambasadorin Reka për qëndrimin konstruktiv të Alternativës në këtë proces, që ka filluar që nga viti 2017 e që duhet të përmbyllet me këto zgjedhje presidenciale.
Gjithashtu Gashi e falënderoi Ambasadorin Reka dhe shtetin shqiptar për ndihmesën dhe mbështetjen e madhe që ka dhënë në proceset integruese të vendit dhe shfaqi shpresën se këto marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndërshqiptare do të vazhdojnë të kultivohen edhe në të ardhmen.
Ambasadori Reka, nga ana e tij, e falënderoi Gashin për vizitën dhe u shpreh i gatshëm që gjithnjë të komunikojë dhe bashkëpunojë me faktorët politikë në vend, gjithë kjo në frymë të miqësisë ndërshtetërore dhe vëllazërisë ndërshqiptare.