Ambasadorja e SHBA-së, Angela Price Aggeler sot nga Gostivari tha se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që vendi të ecë përpara.
Sipas saj, deputetët duhet të votojnë për progres.
“E di që është e vështirë, por duhet të miratohen amendamentet kushtetuese, që e di që nuk është tamam një hap i këndshëm dhe popullor, por është i domosdoshëm për një hap përpara.
Deputetët duhet të votojnë ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që vendi të ecë përpara me diskutimet dhe procesin për integrim dhe anëtarësim në BE. Sipas mendimit tim, kjo është vendimtare, sepse këtu qëndron e ardhmja e suksesshme e këtij vendi”, tha Aggeler.