Agjencia e barnave MALMED: Mos përdorni antibiotikë për të shëruar viruset

Antibiotic resistance is the focus of health leaders who have declared November 13-19 World Antibiotic Awareness Week. (Dreamstime/TNS)

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, ka pasur rritje të konsumit të antibiotikëve që blihen pa konsultim paraprak me mjekun apo farmacistin. Nisur nga kjo, Agjencia e Barnave dhe Pajisje Mjekësore MALMED u apelon qytetarëve të mos përdorin antibiotikë jo vetëm për Covid-19, por as për viruset sezonale, pa një përshkrim paraprak nga mjekët. Njëkohësisht u apelohet mjekëve që antibiotikët t’i përshkruajnë në mënyrë racionale.

Marketing

“U përkujtojmë profesionistëve të shëndetësisë udhëzimet për përdorimin racional të antibiotikëve, përdorimin e tyre në përputhje me zonën e indikacionit si dhe lëshimin e antibiotikëve në farmaci ekskluzivisht me recetë. Antibiotikët janë të indikuar për trajtimin e infeksionit bakterial, por jo viral.”,- apelojnë nga MALMED.

Apele drejtuar qytetarëve për të mos përdorur antibiotikët pa kontroll ka pasur që nga fillimi i pandemisë me virusin Korona, kur u vërejt shtim enorm i blerjes së antibiotikut “Sumamed” nga ana e qytetarëve, të cilët shpresonin se me këtë ilaç do të mund më lehtë të kalonin virusin.