Ahmeti: Anëtarësimi në BE, prioritet mbi prioritetet

Prioritet mbi prioritetet për vendin është që vendi t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, vlerëson lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas tij, ky do të ishte shërbimi më i madh që politikanët do të mund të ia bënin vendit.

Marketing

“Ne na mundësohet të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE, andaj prioritet mbi prioritetet është se si të arrijmë deri te dakordësia për këtë ndryshim dhe mbajtjen e mbledhjeve ndërqeveritare që duhet të mbahet në fund të këtij viti. Shërbim më të madh njerëzve se sa anëtarësimi në BE nuk di që mund t’u bëhet.”,- deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing