Ahmeti: BDI, parti e guximit dhe e realizimit

Në emisionin Click Plus, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka paraqetur qëndrimet rreth agjendës së gjelbër, duke folur kështu edhe për BDI-në si parti politike.

Marketing

Ne nuk dalim nga temat etnike sepse i kemi njerëzit adekuat të cilët merren me ato tema. Të gjithë njerëzit që i ka BDI duhet t’i kryejnë funksionet e tyre. Secili e ka përgjegjësinë e vetë. Ne nuk kthehemi më prapa dhe për këto që janë miratuar dhe duhen miratuar duhet të kemi raport, ka thënë Ahmeti.

Edhe çështjet etnike edhe platformat e BDI-së kanë ngjashmëri ndermjet vete sepse janë begatim është shprehur Ahmeti.

“Unë kur kam hyrë këtu nuk kam hyrë për parti politike, por që shqiptarët që të kenë dinjitet, barazi e liri, më është imponuar nga partitë asokohe, u përpoqëm, e ndërtuam këshillin kordinues, më thanë bëje shtëpinë tënde dhe mua më është imponuar dhe tani kanë vërshuar ushtarë të UÇK-së, janë firmat në arkivë mbi 8 mijë ushtarë që kanë firmosur për formimin e BDI-së. E kam thënë se BDI është aset, është vlerë për kombin shqiptar në Maqedoni të Veriut dhe për këtë çerek shekulli ka investuar shumë për ngritjen e kuadrove, për ngritjen e ekspertëve të fushave të caktuara, për të zgjeruar diapazonin e diturive dhe mendoj se BDI i ka të tëra kapacitetet që të merret me këtë platformë që e publikoi në ditëlindjen e 19 të saj”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, BDI punon që në të ardhmen të ketë një jetë më të mirë për të gjithë, në veçanti për brezat e rinj.

“Është e dhimbshme edhe unë i shoh dhe jam në terren dhe pikërisht tanimë është momenti që këto pamje në emisionet, në të ardhmen të eliminohen sepse kështu ne po shkatërrojmë shtëpinë ku banojmë, shkatërrojmë të ardhmen e atyre që do të lindin edhe pas 100 vitesh, nuk kemi të drejtë morale dhe njerëzore që të shkatërrojmë shtëpinë ku jetojmë dhe ku do lindin edhe pas 500 vitesh e më shumë derisa të jetë rruzulli tokësor, për këtë arsye unë me shqetësim i kam parë, ka edhe më shumë se kaq, të dalësh në malet tona për ajër të pastër të shohësh si janë shndërruar skajet dhe malet ku hidhen plehërat, nuk do të thotë institucionet janë pa faj por edhe njerëzit dhe ne duhet të ndërgjegjësohemi e jo vend e pavend të hedhim plehërat e të ndezim zjarre sepse nuk i bëjmë shërbim as shëndetit tonë e as të ardhmes tonë, e vërtetë që ne kemi drejtuar komunat dhe ministrinë e ambientit, ka vend për debat e kritika por ne e kemi bërë të pamundurën e mos të filloj të numëroj se sa kemi kontribuar për të zvogëluar ndotjen e ambientit qoftë duke gjetur vende për plehërat”, ka deklaruar Ahmeti.