Ahmeti flet për 20 përqindëshin

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në debatin në Klan Maqedoni ka komentuar çështjen e 20 përqindëshit në Kushtetutë dhe nevojën për ndryshim që kërkohet nga ana e partive shqiptare opozitare.

Marketing

“Mos të hapen tema të tilla, kemi sugjerime nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Këto çështje do të hapen në kohëra tjera. Sepse 20 për qindëshi nuk e cënon identitetin kombëtar shqiptar. Në kohë më të përshtatshme do të rregullohen edhe këto”, theksoi Ahmeti.

Ai shtoi dikur edhe Universiteti i Tetovës kundërshtohej dhe u hap me gjak, por me kohë evoluuan zhvillimet dhe ky universitet u bë shtetëror.

“Sikur kur u hap UT, që u hap me gjak. Mezi arritëm ta legalizojmë pas sa vitesh. Kur u hap universiteti i dytë shtetëror Nënë Tereza fare nuk u problematizua, kundërshtua. Nëse ju kujtohet sa përplasje, artikuj ka pasur kundër shtatoreve për UÇK-në. Andaj gjërat po evoluojnë, po ecin, qytetarët e kanë kuptuar se ky vend po shkon përpara”, theksoi Ahmeti.

Sipas Ahmetit debati për 20% nuk i shërben momentit.
“20 % nuk është çështje që nuk zgjidhet. Më shumë peshon në Preambul Marrëveshja e Ohrit se sa të hapnim një debat emocional. Ne i kemi pas parasysh emocionet, ku ka emocion nuk ka racionalitet, mund ta vështirëson procesin. Duke pas parasysh këto pasoja ne bëmë qasje te Preambula.”, ka thënë Ahmeti.

Marketing