Ahmeti: Historia e re e këtij shteti do të ishte e mangët pa figurën e Abdurrahman Alitit

Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta e z. Abdurrahman Aliti në fjalimin e tij kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Aliti do të mbetet figura ndër figurat jo vetëm që do të kujtohet por edhe do të shkruhet, gjithashtu edhe historia e re këtij shteti do të ishte e mangët pa figurën dhe emrin e tij.

Marketing

Është nga të parët që ngriti zërin dhe alarmoj opinionin vendor dhe atë ndërkombëtarë se pikërisht ndryshimi i Kushtetutës është gjenerator i krizës dhe ashtu ndodhi pasi që ndryshimi i Kushtetutës në 1974 solli krizën dhe hapi një front që kishte mund të parandalohet po që se dëgjoheshte filozofia dhe alarmi që bëri analisti i mençuri i urti, Abdurrahman Aliti” u shprehë kryetari I BDI-së, Ahmeti.

Ahmeti para të pranishmëve tha se ai e ka njohur nga viti 2001 deri në kohën kur pushon së ekzistuari fizikisht figura e tij.

Njeri i guximit i lartëpamësisë, ai guximshëm hyri pranë brigadës në Karadak dhe u ul me të gjithë drejtuesit të cilët i inkurajoi për të vazhduar punën deri në aktin final. Njeri i durimit, njeri që duronte aq shumë sa që për mua ishte një mësim. I urtë dhe i vendosur në veprimet dhe në përcaktimet që i kishte. Asnjëherë nuk e pash të hidhëruar dhe asnjëherë skemi qenë oponent por miq e bashkëpunëtorë në të gjitha fushat e veprimit nga viti 2001 e këndej,” potencoi kryetari integristëve Ahmeti.

Para të pranishmëve fjalë rasti pati e e shoqja e të ndjerrit, Aburrahman Aliti, Gjylimsere Aliti, ndërkaq në emër të drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore të Kulturës së Shqiptarëve në Maqedoni, me një fjalim u paraqit Besnik Rahmeti.

Marketing