Bashkimi Demokratik për Integrim, me në krye liderin e sajë, Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me qytetarët. Këtë herë Ahmeti me kabinetin qeveritarë ka vizituar Jegunovcin ku edhe ka takuar banorët e kësaj zone.
Ahmeti tubimin në Jegunovcë e ka filluar duke përkujtuar mikun sic e quan e tij të afërt, Abdylaqim Ademin.
“Temën për të cilën do flas e kemi trajtuar shumë herë dhe me Abdylaqim Ademin, siç kanë qenë vetingu për të gjithë klasën politike dhe si i tillë të kërkohet nga të gjitha institucionet që ky veprim të ndodh, madje me mbikqyrje ndëkrombëtare. Ai që shkel ligjin dhe besimin e dhënë le të pësoj dhe paguaj dënimin. Politika jonë ka qenë për të bashkuar, promovua unitet dhe të çojmë procese përpara. Abdylaqimi shumë ndihmonte në afrimin e proceseve të rëndësishme për vendin. Pikërisht ky ideali Adbylaqimit, ka nxjerrë në sipërfaqe idenë për bashkimin e njerëzve rreth Europës së bashkuar, sepse është kontribut fisnik dhe i z.Ademi. Jemi në momente historike dhe vendimtare, ndaj ti lëmë hatërmbetjet dhe vogëlsirat, sepse jemi gjeneratë e guximit dhe jemi dëshmuar për këtë. Jam I sigurtë që kjo do bëhet, se shqiptarët janë krah Europës dhe janë pjesë e saj. Stabilitetit të Europës I duhet edhe Maqedonia, drejt parandalimit të emigracionit dhe krijimit të kushteve për një standard më të mirë në vend. Ne jemi pjesë e këtij fronti sepse është e dobishme për të gjithë, dhe sigurojmë jetë më të mirë për brezat e ri, dhe është amanet I atyre që kanë rënë për bashkimin tonë. Abdylaqimi ishte I përkushtuar shumë për arsimin dhe cilësinë e arsimit, për ndërtimin e shkollave, sallave dhe universiteteve, më të kemi ça procese në çdo fushë të shoqërisë. Isha me të krah për krah më të, ashtu siç jam sot krah ministrave, deputeteve, drejtorevë tane etj… Ne kemi rini kualitative qe dinë gjuhë të huaja, që na prezantojë faqebardhë, ndaj mos ndaloni rininë por motivoni sepse ndryshe zoti ju vret. Neve gjithmonë na duhen njerëz të ndershëm, të aftë e specialist sepse vetëm ashtu fiton shoqëria. Kontributi I Abdylaqim Ademit është I madh, ka përfaqësur me dinjitet kudo qe ka shkuar ndaj edhe ju si rini merreni si motivim. Gjithmonë kemi punu që te kemi paqe dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë për për gjithë rajonin, ta luftojmë të keqen dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Të kaluarën nuk duhet të harrojmë por duhet ta ndërtojme të ardhmen. Unë nuk jam politikan I ekraneve televizive e as kancellarive, por vi nga një fushë tjetër që ua di hallet popullit, ndaj jam krah juve për të ju dëgjuar gjithmonë”, deklaroi Ahmeti.